Analiza

Facebook hulumton Inteligjencën Artificiale në një laborator të ri

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
Facebook hulumton Inteligjencën Artificiale në një laborator të ri

Google nuk është e vetmja ndërmarrje e madhe e teknologjisë e cila është duke bërë përpjekje në Inteligjencën Artificiale. Rrjeti social Facebook gjithashtu është duke u futur në lojë.

Dhe, për ta dëshmuar këtë, rrjeti shoqëror sapo ka punësuar një ekspert në mësimin e makinës dhe robotikën mobile për laboratorin e vet AI. Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Yann LeCun, lajmëroi në faqet në Facebook dhe Google+ të hënën që Facebook ka krijuar një laborator të ri të hulumtimit AI dhe e ka punësuar atë për të qenë drejtor i tij.

Qëllimi afat-gjatë i laboratorit, të quajtur AI Group, është të sjell avancime madhore në Inteligjencën Artificiale.

Pjesë e marrëveshjes është që Facebook dhe Qendra e Universitetit të Nju Jorkut për Shkencën e të Dhënave do të bashkëpunojë për të hulumtuar shkencën e të dhënave, gjuhën e të mësuarit dhe inteligjencën artificiale. LeCun po ashtu do të vazhdojë të jetë profesor në universitet në një kohë të pjesshme.

Drejtuesi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, pritet të shpallë lajmin gjatë prezantimit të tij në një konferencë për Sistemet e Përpunimit të Informacionit Neural. Google së fundi ka hapur laboratorin e vet për inteligjencë artificiale, të quajtur Laboratori për Inteligjencën Kuantike Artificiale.

Qëllimi i këtij laboratori është të hulumtohet nëse një kompjuter kuantik mund të zgjidhë probleme që janë mjaft të vështira për kompjuterët tradicionalë. Gjiganti i teknologjisë po ashtu punësoi një shpikës të famshëm Ray Kurzweil për të punuar në mësimin e makinës dhe përpunimin e gjuhës. (PCWorld Albanian)

facebook_social_graph_620x433_610x426

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>