Biznes

Facebook humb bejetën ligjore me Zenimax, 500 milion dollar dëmshpërblim

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
Një gjykatë federale Amerikane ka urdhëruar rrjetin social Facebook të paguajë 500 milion dollar dëmshpërblim për përdorimin e paligshëm të teknologjisë së realitetit virtual. Facebook humb bejetën ligjore me Zenimax, 500 milion dollar dëmshpërblim Photo Source: Getty Images

Juria arriti në konkluzionin se Oculus, të cilin Facebook e bleu në 2014-ën, ka përdorur një kod kompjuterik i cili i përket Zenimax për të lançuar produktin e realitetit virtual.

Oculus u shpreh i zhgënjyer dhe premtoi apelimin e vendimit. Vendimi i gjykatës vjen pak ditë përpara publikimit të raportit financiar të rrjetit social për tre mujorin e fundit të 2016-ës.

Zenimax argumentoi në gjykatë se inovacioni i kompanisë në fazat e para të zhvillimit të teknologjisë së realitetit virtual u kopjua në mënyrë të paligjshme nga Oculus në ndërtimin e paisjes Rift.

U zbulua se bashkëthemeluesi i Oculus, Pakmer Luckey, kishte shkelur një marrëveshje të fshehtë me firmën. 24 vjeçari i cili themeloi Oculus, u shpërblye me një shumë të majme kur Facebook bleu kompaninë për 2 miliard dollar.

Disa praj këtyre parave ai i kishte përdorur për të financuar një fushatë pro Donald Trumpit gjatë zgjedhjeve presidenciale. Vitin e kaluar ai nuk mori pjesë në konferencën e zhvilluesve të kompanisë së tij. Dhe sot juria zbuloi se kishte thyer një marrëveshje e cila do ti kushtojë 500 milion dollar.

Zenimax kërkonte nga Facebook 2 miliard dollar. Asnjë prej kompani nuk ka komentuar mbi ngjarjen./PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>