Siguri

Facebook humb përkohësisht fotografitë e përdoruesve

Mar 11 2009
0 Shpërndarje
Facebook humb përkohësisht fotografitë e përdoruesve

altUeb faqja e famshme Facebook.com ka pranuar të hënën se gjatë fundjavës së kaluar, një dështim harddisku bëri që të humbin përkohësisht 10 deri 15 përqind të fotografive të përdorueve.

Sipas kompanisë, disa prej harddisqeve dështuan gjatë një përmirësimi në mbrëmjen e së premtes.

“Ju mund ta keni vërejtur se disa prej fotografive nuk po paraqiten në display apo kur dëshironi ta hapni një fotografi, në grafikën e saj paraqitet një pikëpyetje “ – deklaroi Evan Priestley, teknik në Facebook, duke pranuar problemet .

“Ne jemi duke u munduar të kuptojmë se çfarë saktësisht ndodhi, pasi dështimi i harddisqeve si këto është gjë shumë e pazakonshme” – shtoi Priestley. Nga ueb faqja bëhet e ditur se fotografitë e përdoruesve janë të sigurta ngase ruhen kopjet e tyre.

“Ne tashmë i kemi riparuar një të tretën e fotografive të prekura nga ky problem dhe shpresojmë ta riparojmë edhe një të tretën sonte” – shprehet Priestley. Procesi i riparimit përfshin edhe ndërrimin e harddisqeve, ndërkohë gjendja e ueb faqe së famshme pritet të stabilizohet me fillimin e javës së ardhshme. 
 

 

Lajmet e fundit>