Analiza

Facebook i bashkohet grupit madhor të bartësve për wireless

Nov 12 2013
0 Shpërndarje
Facebook i bashkohet grupit madhor të bartësve për wireless

FB WIFIFacebook-u është duke u përfshirë më tepër me bartësit e shërbimeve të internetit pa kabllo teksa fillon zbatimin e planeve të veta për ta sjell qasjen në internet për mbarë botën.

Sipas FierceWireless, Facebook-u i është bashkuar Asociacionit GSM (GSMA), që është një grup i përbërë nga operatorët mobilë dhe bashkëpunëtorët e tjerë të interesuar në teknologji që punojnë së bashku për të standardizuar dhe promovuar sistemin celular GSM.

Ndonëse Facebook-u nuk ka ndonjë investim të menjëhershëm në rrjetin celular, duket të jetë e interesuar në luajtjen e një roli më të madh në zhvillimin e tyre si një mënyrë për të mbështetur organizatën Internet.org, që është organizata të cilën e lëshoi gjatë gushtit për të ndihmuar në mbështetje e të gjithëve për të shkuar online.

“Duke kuptuar problemet që ballafaqohen operatorët (dhe industria si tërësi) përgjatë rajoneve nuk është e rëndësishme vetëm për Facebook-un por për përpjekjet e Internet.org,” tha një zëdhënës i ndërmarrjes Facebook për FierceWireless.

Natyrisht, sjellja e më tepër njerëzve online mund të rriste përhapjen nëpër botë të rrjetit Facebook po ashtu. Dhe me përdorimin e rrjetit i cili shkon dita-ditës duke u kryesuar nga përdorimi në pajisjet mobile, është e natyrshme që Facebook të interesohet në këtë gjë.

“Bashkimi në GSMA pasqyron përqendrimin tonë në mobileri dhe dëshirën tonë të vazhdueshme për të punuar për së afërmi dhe në bashkëpunim me partnerët në industri dhe ne shikojmë përpara për të luajtur një rol aktiv si një anëtar,” tha zëvendës presidenti i bashkëpunimeve të ndërmarrjes Facebook, Dan Rose në një deklaratë për FierceWireless.

Teksa zgjerohet Internet.org dhe vetëm sa ka filluar mund të jetë më e qartë se çfarë shpreson Facebook-u për të bërë si pjesë e GSMA-së, por me mbi 1,000 anëtarë të tanishëm, ndikimi i kësaj ndërmarrjeje në asociacion me siguri nuk do të ndjehet në një formë drastike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>