Lajmet

Facebook i jep një tjetër dizajn profilit të faqeve

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Facebook i jep një tjetër dizajn profilit të faqeve

144147602-1-645x250Gjatë ditës së hënë, Facebook lajmëroi se do të fillojë shpërndarjen e një dizajni të ri për faqet në desktop. Qëllimi i këtij ndryshimi është t’i ndihmojë si përdoruesit ashtu edhe administratorët të gjejnë atë që kërkojnë. Dizajni i ri do të shpërndahet duke filluar nga kjo javë.

Ndryshimi më i madh është pjesa e profilit: tashmë, të gjitha postimet gjenden në një shtyllë të vetme, ashtu siç shihen postimet në profilet e përdoruesve. Kjo do të thotë se postimet do të shfaqen në faqe në mënyrë të njëjtë si në furnizuesin e lajmeve.

Ky është dizajni që sheh shumica e përdoruesve në desktop:

facebook_business_oldNdërsa ky është dizajni i ri që ka filluar të shpërndajë Facebook-u: 

851548_692609370790074_1098793078_n 851580_745031438849658_449169299_n

Do të vini re se në shtyllën e majtë përfshihen gjithë informacionet mbi faqen, së bashku me hartën, oraret e hapjes së biznesit (nëse ka të tilla), kontaktet, URL-ja e uebfaqes, si dhe fotot dhe videot.

Ky ndryshim tregon edhe njëherë se pamja me disa shtylla mbetet konfuze për përdoruesit dhe se Facebook përpiqet t’u përshtatet sa më shumë atyre. Kështu kompania ka vendosur që të gjitha postimet t’i kalojë në të djathtë dhe informacionet e tjera në të majtë.

Për administratorët e faqeve lehtësohet procesi i marrjes së informacionit, pasi ofrohen më tepër të tilla në pamjen kryesore dhe në shumicën e rasteve, atyre nuk do t’iu duhet të hyjnë në opsionet e tjera për të marrë të dhënat që iu nevojiten.

Facebook-u ka shtuar gjithashtu edhe opsione të reja navigimi në krye për aksesimin e aktivitetit të faqes, statistikave të brendshme dhe opsioneve. Menuja “Build Audience” i çon administratorët tek llogaria e tyre e menaxhimit të reklamave.

Së fundmi, është shtuar edhe një karakteristikë “Pages to watch”, e cila u mundëson administratorëve të ndjekin dhe të krahasojnë performancën e faqeve të ngjashme me ta, përfshi statistika kryesore apo postimet me më tepër angazhim nga java e kaluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>