Analiza

Facebook i ka kërkuar mediave prestigjoze ti publikojnë artikujt e tyre direkt në platformën e rrjetit social

Mar 25 2015
0 Shpërndarje
Facebook i ka kërkuar mediave prestigjoze ti publikojnë artikujt e tyre direkt në platformën e rrjetit social

Facebook_wants_The_New_York-080e3a9daa58b8126ffc39330467e5d7CEO i Facebook, Marc Zuckerberg ka raportuar se kompania Facebook është në bisedime me disa nga mediat më prestigjoze në botë si The New York Times, BuzzFeed dhe National Geographic. Bisedimet konsistojnë në kërkesën që Facebook i ka bërë këtyre mediave për publikim direkt të lajmeve dhe artikujve në platformën e këtij rrjeti social. Ideja është që përmbajtja e publikuesve të arrijë sa më shpejt tek audienca, sidomos tek përdoruesit e rrjetit social nga një pajisje mobile, duke mos qënë nevoja klikimi i një linku për hapjen e një lajmi të ri.

Detajet se si do të duket dhe funksionojë ky format i ri akoma nuk dihen plotësisht por duket se publikuesit do ti përdorin 1.4 miliard përdoruesit aktivë të Facebook si një mënyrë për të shpërndarë lajmet e tyre në audienca të reja të cilat kontrollojnë kryefaqen e tyre në Facebook disa herë në ditë. Gjithsesi The Times raporton se kjo gjë mund të sjellë reduktimin e kontrollit të publikuesve ndaj përmbajtjeve të tyre madje atyre do u duhet të ndajnë me Facebook të gjitha të ardhurat që marrin nga reklamimi. Kjo do të thotë që artikujt që do të publikohen në rrjetin social do tu gjenerojnë atyre më pak të ardhura se artikujt që ata publikojnë në platformat e tyre të cilat zakonisht kërkojnë regjistrimin apo abonimin e përdoruesve.

Gjatë momenteve të para të qarkullimit të këtij lajmi në muajin tetor, Chris Duncan, shefi i marketingut i medias popullore News UK, e përshkroi këtë ide si ‘një taksë mbi audiencën’ ose ‘një taksë mbi navigimin’. Ai tha se ndërkohë që kjo mund të jetë një mundësi e mirë për publikime rajonale apo më modeste, për titujt kryesore nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Gjithsesi është vënë re se publikimet po shihen nga një këndvështrim i ri dhe janë bërë më të hapura ndaj diversitetit përsa i përket vendit se ku publikohen. Si shembull të kësaj ideje mund të përmendim shërbimin e ri Discover të Snapchat, i cili publikon cdo ditë artikuj të mediave të njohura si The Daily Mail, Vice dhe CNN. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>