Lajmet

Facebook i ndalon Path-it aksesin për opsionin “Gjeni shokët”

May 7 2013
0 Shpërndarje
Facebook i ndalon Path-it aksesin për opsionin “Gjeni shokët”

facebook pathFacebook i ka hequr mundësinë Path për të aksesuar funksionin e tij “Gjeni shokët”, sipas një raporti.

Përdoruesit e aplikacionit të rrjetit social, që ndajnë statuse private me miqtë dhe me familjen e tyre, nuk mund të kërkojnë më për shokët duke përdorur Facebook, raportoi TechCruch.

Aksesi u ndalua pasi Path përmirësoi aplikacionin e tij për smartfonë të premten. Gjithsesi kompania mund të përdorë akoma Facebook si një opsion hyrjeje apo të ndaj postime direkt në Facebook.

TechCrunch spekulon se Facebook e bllokoi funksionin “Gjeni shokët” për shkak të incidenti të inkriminuar që përdoruesit e aplikacionit “bombarduan” me ftesa miqtë e tyre të listës.

Facebook gjithashtu bllokoi edhe aksesin e “gjeni shokët” për MessageMe, por këtë e bëri vetëm se aplikacioni është në konkurrim direkt me Facebook Messenger. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>