Vëzhgim

Facebook i paguan Microsoftit 550 milionë dollarë

Apr 25 2012
0 Shpërndarje
Facebook i paguan Microsoftit 550 milionë dollarë

Marrëveshja, pak kohë përpara kohës që Facebook pritet të ketë ofertë më të madhe publike në historinë e Silicion Valley, do t’i japë rrjetit shoqëror 650 patenta dhe aplikacione të patentave e po ashtu edhe licencën e 275 patentave dhe aplikacioneve të poseduara nga Microsoft.

Microsoft befasoi gjigantët e teknologjisë si Amazon dhe eBay më herët gjatë këtij muaji me blerjen që kushtoi më tepër se 1 miliard dollarë të patentës së ndërmarrjes AOL.

Vlerësimi i patentave është një proces i ndërlikuar dhe nuk ishte e qartë menjëherë nëse Microsoft përfitoi nga marrëveshja me Facebook.

Brad Smith, i cili është këshilltari i përgjithshëm i Microsoft, tha në një deklaratë të përgatitur gjatë të hënës që marrëveshja me Facebook ia mundëson “kopenzimin e gjysmës së shpenzimeve tona teksa i arrijmë qëllimet tona për marrjen e AOL-it.”

Facebook ishte një pjesëmarrës në blerjen e AOL, tregoi një burim për Reuters.

Marrëveshja e Facebookut me Microsoft vjen teksa ndërmarrja e rrjetit më të madh shoqëror në botë është duke u përgatitur për ofertën publike nismëtare që do të mund të kishte vlerën prej 100 miliardë dollarë dhe teksa Facebook lufton në një betejë ligjore me ndërmarrjen Yahoo./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>