Lajmet

Facebook i rikthehet normalitetit, mbeten të paqarta arsyet e bllokimit prej një ore

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
Facebook i rikthehet normalitetit, mbeten të paqarta arsyet e bllokimit prej një ore

_h353_w628_m6_otrue_lfalseDitën e enjte, rrjeti social Facebook, për një kohë të shkurtër ka qenë i pa disponueshëm për shumë përdorues anembanë globit.

Këtë problem e raportuan përdorues duke filluar nga Australia, Koreja e Jugut e dukur mbaruar në Britaninë e Madhe. Në faqen e Facebook-ut shkruhej “Ju kërkojmë falje, diçka nuk është në rregull”, u shpreh një zëdhënës nga Facebook.

Drejtuesit e rrjetit social Facebook raportuan se kjo ndodhi për shkak se përdoruesit e tij e kishin të pamundur të postonin në murin e tyre, kështu ata duhej të bënin disa rregullime në mënyrë që ky problem të mos ndodhte përsëri, por pa dhënë shpjegime për arsyet e këtij problemi. Ndërkohë që shërbimi është rikthyer pas shfaqjes së këtyre problemeve. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>