Lajmet

Facebook inkurajon publikimin e përmbajtjeve me tekst nëpërmjet sfondeve me ngjyra

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
Facebook inkurajon publikimin e përmbajtjeve me tekst nëpërmjet sfondeve me ngjyra

facebook-status-colorFokusi kryesor i Facebook nuk janë artikujt e lajmeve që mund ti gjeni kudo, por postimet e miqve tuaj.

Kjo shpjegon arsyen pse Facebook kohët e fundit po përpiqet të nxjerrë në pah statuset personale për ti bërë po aq tërheqëse sa edhe fotot. Këtë Facebook do ta realizojë me një opsion të ri i cili shton sfond me ngjyra tekstit.

Ky funksion do të sillet globalisht për të gjithë përdoruesit në ditët në vijim. Momentalisht vetëm përdoruesit e një telefoni Android mund ti krijojnë këto statuse me sfond me ngjyra po që të gjithë mund ti shohin ato nga një paisje iOS, Android dhe Ueb.

Përdoruesit do të kenë mundësi të përzgjedhin disa opsione ngjyrash që do tu ngjajnë me ato të Instagram në mënyrë që të shmangen sfondet një ngjyrëshe.

Një zëdhënës i rrjetit social tha se “me këtë veçori synojmë të ndihmojmë njerëzit ti bëjnë më të dukshëm postimet e tyre me tekst.”

Prej kohësh Facebook është përpjekur të nxjerrë në pah përmbajtjet me tekst në rrjetin social dhe nëse keni vënë re disa statuse shfaqen në gërma më të mëdha se zakonisht.

Së bashku me veçorinë më të fundit, Facebook përpiqet ti vjedhë të vetmen gjë që Twitter shquhet, një rrjet social i orientuar nga përmbajtjet me tekst. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>