Lajmet

Facebook insiston se përdoruesit nuk duan të dinë sa persona shohin publikimet e tyre

Jul 16 2013
0 Shpërndarje
Facebook insiston se përdoruesit nuk duan të dinë sa persona shohin publikimet e tyre

Sipas Lars Backstrom, inxhinier në Facebook përdoruesit nuk janë shumë të interesuar të dinë sa persona i shohin publikimet e tyre, por thjesht duan të dinë sa prej tyre i pëlqejnë ato.

Backstrom e bëri këtë deklaratë për t’u përgjigjur ndaj një artikulli kritik të BuzzFeed ku theksohej se Facebook nuk lejon qëllimisht shfaqjen e numrit të personave që shohin përditësimet e statuseve pasi nuk dëshiron që përdoruesi të jetë në dijeni të faktit që shumë persona ja shohin foton apo një publikim të caktuar dhe nuk e “pëlqejnë” atë.

Sipas tij tema kryesore e këtij artikulli “Të gjithë kanë dëshirë të dinë se sa miq shohin publikimet e tyre, ndërsa Facebook nuk e lejon këtë gjë” është thjesht e gabuar. Ky opsion është testuar nga Facebook me punonjësit e kompanisë dhe është arritur në rezultatin se pjesa më e madhe e njerëzve janë më tepër të interesuar të dinë se “kush” ka pëlqyer atë çka kanë publikuar se sa të dinë numrin e personave që e kanë parë atë postim.

Aktualisht Facebook nuk ka marrë kërkesa për implementimin e këtij opsioni, mesa duket askush në botën virtuale nuk e sheh këtë informacio si të nevojshëm.

Facebook e ka aktivizuar këtë opsion vetëm për reklamuesit, faqet e fansave apo antarët e grupeve pasi për këto audienca, ndryshe nga përdoruesit e rregullt këto statistika janë të rëndësishme. (PCWorld Albanian)

FB LIKE

Lajmet e fundit>