Lajmet

Facebook integron sugjerimet e Spotify në aplikacionin Messenger

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Nëse klikoni këtë opsion, do të hapet një faqe e cila tregon muzikët e dëgjuara së fundi dhe muzikës nga Spotify. Facebook integron sugjerimet e Spotify në aplikacionin Messenger

Facebook Messenger tashmë vjen me rekomandimet e Spotify kur një titull muzike përmendet në një bisede.

Mesa duket Messenger ka integruar botin e muzikës së Spotify në asistentin inteligjent M të Facebook.

Duke filluar nga ky vit, asistenti M filloi monitorimin e fjalëve të përdorura në biseda për të dhënë sugjerime si rezervimin e taksive Uber, kryerjen e pagesave, sugjerime me sticker-a dhe sugjerime për krijimin e evenimenteve.

Gjatë muajit Prill Facebook solli robotët e Delivery.com në asistentin M. Një zëdhënës i Facebook tha se sugjerimet e Spotify në asistentin M janë të disponueshme prej një jave.

Nëse përdoruesit përdorin shprehje si “play some music” gjatë një bisede, M do të ofrojë sugjerime “Find Music.”

Nëse klikoni këtë opsion, do të hapet një faqe e cila tregon muzikët e dëgjuara së fundi dhe muzikë nga Spotify.

Integrimi i asistentit M është pjesë e një përpjekje për të sjellur së bashku shërbimin më popullor në planet të muzikës me një prej aplikacioneve më të përdorura në planet.

Që nga muaji Qershor përdoruesit e Messenger mund të krijonin lista luajtje të Spotify pa u larguar nga aplikacioni. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>