Biznes

Facebook iu krijon mundësinë restoranteve të vendosin menutë në faqet e tyre

May 23 2014
0 Shpërndarje
Facebook iu krijon mundësinë restoranteve të vendosin menutë në faqet e tyre

10173489_1577601089132955_1448995204_nFacebook ka përditësuar një veçori në faqet në Facebook me mundësinë për të shtuar menutë në faqet që zotërohen nga bizneset. Sipas Facebook Help Center, opsioni do ti shfaqet vetëm administratorit nëse ata kanë përzgjedhur kategorinë “Restaurant/Cafe” për faqet e tyre në Facebook.

Facebook në bashkëpunim me Constant Contact dhe Single Platform do të bëjnë gati sistemin dhe mënyrën sesi do të shfaqen menutë në këto faqe. Bizneset që tashmë kanë punuar me SinglePlatform menjëherë do të shohin teksa menutë do të shtohen automatikisht në faqen e tyre.

Meqë platforma e Constant Contact është vetëm e disponueshme në Kanada dhe SHBA, Facebook gjithashtu po i lejon bizneset të ngarkojnë menutë e tyre në PDF direkt për tek faqja e tyre.

Bizneset tashmë mund ti bëjnë publike adresat e tyre dhe orarin e punës në faqet në Facebook, kështu që edhe ndryshimi më i ri është një progres natyral që do të vazhdojë më tej me veçori të tjera të reja. Lojtarët e tjerë të ngjashëm si Foursquare dhe Yelp nuk do të kënaqen aspak nga ky ndryshim i ri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>