Lajmet

Facebook: Ja pse botuesit nuk duhet të shqetësohen për ndryshimet e reja

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
Facebook: Ja pse botuesit nuk duhet të shqetësohen për ndryshimet e reja

mark-zuckerberg-facebookKëtë javë, Facebook-u lajmëroi se do të ndryshonte mënyrën se si e rendiste përmbajtjen e postimeve në furnizuesin e lajmeve, duke i dhënë prioritet “përmbajtjes cilësore.”

Kjo do të thotë se fotot shumë të dashura nga publiku, “memes”, do të rrallohen dhe do të shihen gjithmonë e më pak. Menjëherë erdhi edhe reagimi i botuesve: “Ky është si rasti i Pandës nga Google” (Në vitin 2011, Google bëri të njëjtin ndryshim duke i dhënë prioritet përmbajtjes më cilësore.

Dikur, në rezultatet e kërkimit, shfaqeshin shumë foto humoristike si ato të pandave.)

Por, kë po përpiqet Facebook-u të ndëshkojë? Dhe pse iu intereson kaq shumë kjo gjë? Në fund të fundit, a nuk hyjnë njerëzit në Facebook për t’u argëtuar? Për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve është marrë në intervistë menaxheri i furnizuesit të lajmeve, Lars Backstrom.

Ai shprehet se kompania nuk po merret ekzaktësisht me promovimin e përmbajtjeve të caktuara, por po fokusohet më tepër në dallimin e vlerave. “Në të kaluarën, i trajtonim të gjitha postimet njësoj. Nëse shihni një foto të bukur “meme” në furnizuesin tuaj, sigurisht që merrni një farë vlere nga ajo. Por, nëse do ta krahasoni me një postim me 1000 fjalë nga mediat, atëhere do të merrni shumë më shumë vlerë se e para.”

Backstrom thotë se kompania ka realizuar sondazhe dhe pyetësorë, nga të cilat ka kuptuar se njerëzit kanë nevojë të lexojnë dhe të shohin përmbajtje më cilësore.

Por, sa reale janë këto sondazhe, sepse një pjesë e madhe e njerëzve nuk tregojnë gjithmonë të vërtetën në Facebook? A nuk duhet të jenë veprimet e njerëzve ato që duhet të përcaktojnë se çfarë është e vlefshme për ta dhe çfarë jo? “Ky është konstatim me vend, por do të ishte po ashtu naive nga ana jonë të trajtonim çdo klikim sikur të kishte vlerë të njëjtë,” argumenton ai.

Menaxheri shton se Facebook-u po përpiqet të promovojë më tepër burimin dhe më vonë do të fillojë të dallojë më mirë përmes algoritmeve të veta vlerën e përmbajtjes. Me pak fjalë, nëse një postim vjen nga një botues X, të cilën ata e vlerësojnë si me cilësi të lartë dhe një tjetër nga një botues Y, jo fort i njohur pre tyre, atëhere ky i fundit nuk ka cilësi të lartë. Backstrom bën një analogji me rastin e Pandës por shton se modeli i Facebook-ut nuk është fiks si ai program, edhe pse është një hap në atë drejtim.

Pra, Facebook-u po përpiqet që reduktojë postimet e ngjashme me “Klikoni pëlqej nëse ju pëlqejnë qenushët.” Por, nuk po sulmon askënd dhe nuk ka asnjë target për faqe të caktuara.

Ai përfundon duke thënë se “Kjo çështje po merr ndoshta më shumë rëndësi se sa duhet. Nuk është se njerëzit nuk do të shohin më postime me kotele apo qenushë. Thjesht këto lloj postimesh do të shfaqen për shembull 10% më pak.

Ne po përpiqemi të optimizojmë vlerën e përdoruesit. Duam të sigurohemi se koha e shpenzuar në Facebook të jetë sa më e vlefshme për përdoruesit tanë. Si për ata që duan të gjejnë lajme serioze dhe të vërteta dhe si për ata që hyjnë në Facebook për t’u argëtuar.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>