Lajmet

Facebook ju lejon të shihni 20 momentet kulminante të jetës suaj për 2012

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
Facebook ju lejon të shihni 20 momentet kulminante të jetës suaj për 2012

Facebook-u ka njoftuar përmbledhjen e tij të vitit 2012, së bashku me një funksion që ju lejon të shihni 20 momentet më të mëdha në jetën tuaj për këtë vit, gjykuar nga aktiviteti i juaj në Facebook.

Faqja e historive të vitit 2012 është e ngjashme me Google Zeitgeist, duke treguar trendet më të kërkuara në Facebook këtë vit.

Ndërkohë, në www.facebook.com / yearinreview ju mund të shihni 20 momentet më pikante për ju të vitit 2012 në një kohë shtrirje të veçantë, duke përfshirë evente, poste dhe historitë tuaja më popullore që kryesohen nga një kolazh fotosh.

Përgjatë gjithë Facebook-ut, zgjedhjet elektorale në SHBA kanë qenë më të përfolurat, si dhe tema më popullore, ndërsa Barack Obama figura më e shquar, ndërkohë që kënga më e dëgjuar e top listës ishte “Fun’s We Are Young (feat. Janelle Monáe)”.

Listat e trendeve më të lakuara janë ato te Australisë, Brazilit, Kanadasë, Gjermanisë, Spanjës, Francës, Indisë, Italisë, Rusisë dhe Anglisë.

Këto të dhëna nga Facebook pasuan ato tradicionale të Zeitgeist në Google, madje dhe me një raport shumë të ngjashëm e interaktiv sikurse ato të Twitter-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>