Analiza

Facebook ka 100 milion përdorues aktivë në Afrikë

Sep 9 2014
0 Shpërndarje
Facebook ka 100 milion përdorues aktivë në Afrikë

144638540-798x310Facebook po vazhdon të rritet dita ditës. Numri i njerëzve që aksesojnë këtë rrjet social ka arritur në 100 milionë në Afrikë duke krijuar më shumë mundësi ekspansioni në tregjet në zhvillim. Sipas Facebook, më shumë se 80 % e përdoruesve të saj aktivë në Afrikë tashmë aksesojnë platformën përmes një pajisjeve mobile. Kjo është një shifër e lartë për telefonët, smartfonët dhe tabletët, që nënkupton një përdorim të vogël të kompjuterëve personalë.

Suksesi i Facebook nuk është diçka e papritur. Në muajin qershor kompania shpjegoi sesi ka përshtatur aplikacionin e Facebook për Android për të maksimizuar performancën në pajisjet e parametrave të ulët dhe rrjetet e ngadalta. Po ashtu muajin e kaluar projekti i Facebook Internet.org prezantoi një aplikacion për Zambia-n e cila ofronte akses falas në 13 shërbime të ndryshme përfshi edhe Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>