Analiza

Facebook ka mbi 250 milion përdorues mobil

Apr 1 2011
0 Shpërndarje
Facebook ka mbi 250 milion përdorues mobil

Në shkurt të vitit 2010, rrjeti social kishte rreth 100 milion përdorues mobil në muaj, por tani me statistikat e reja thuhet se Facebook ka më shumë se 250 milion përdorues në muaj.

Duke pasur këtë parasysh mund të thuhet lirisht se një numër i madh i njerëzve janë duke u kyçur në pajisjet e tyre mobile dhe ndoshta në këtë drejtim rol të rëndësishëm po luan edhe paraqitja e opsioneve si 0.facebook.com (qasje në Facebook pa pagesë që ofrohet nga operatorë të shumtë të botës duke përfshirë edhe IPKO-në), si dhe unifikimi i faqeve mobile të Facebook, si m.facebook.com me touch.facebook.com

“Sot ne jemi të lumtur t’ju njoftojmë se po paraqesim përditësime të mëdha në m.facebook.com të cilat do të sjellin ueb eksperiencën më të mirë të mundshme mobile në çfarëdo pajisje që jeni duke shfrytëzuar” tha Facebook në një blog post zyrat. “Me faqen e re m.facebook.com, përdoruesit me një pajisje të niveli të lartë dhe me ndërfaqe të ndjeshme në prekje do të kenë një pamje shumë më të mirë ndaj faqes. Më parë ne kemi përdorur m.facebook.com për pajisje me më pak veçori dhe touch.facebook.com për pajisje me ekran të ndjeshëm në prekje, por tani kemi shfaqur një unifikim që do të sjellë të gjitha të mirat e mundshme varësisht prej pajisjes”.

Sipas Facebook secila pajisje do të përdor të njëjtin framework dhe do të jetë në gjendje të ketë qasje në të njëjtat veçori, qoftë ajo e shkrimit të mesazheve apo regjistrimit në Places. Por në vend se të ketë dy portale të ndara, Facebook tani mendon se versioni më i miri i faqeve do të shërbejë më të mirën tek konsumatorët. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>