Lajmet

Facebook ka ndryshuar mënyrën e llogaritjes të numrit të pëlqimeve

Mar 8 2015
0 Shpërndarje
Facebook ka ndryshuar mënyrën e llogaritjes të numrit të pëlqimeve

FB-LIKES

Kompania Facebook ka vendosur të ndryshojë mënyrën se si ajo numëron pëlqimet në këtë rrjet social. Ky lajm u bë i ditur nga vet kompania ditën e enjte përmes një postimi në blog. Por mos u vini në panik ju përdorues të Facebook. Ky ndryshim do të ndikojë vetëm në faqet e personazheve publik dhe ato të bizneseve. Facebook nuk do të numërojë më pëlqimet e atyre që kanë ç’aktivizuar llogarinë e tyre vullnetarisht apo që kanë ndërruar jetë.

Kompania deklaroi se ky ndryshim do tu ofrojë bizneseve një ide më të qartë dhe të saktë mbi audiencën e tyre në Facebook. “Në javët e ardhshme, administratorët e faqeve në Facebook duhet të dinë se do të përballen me një numër më të vogël pëlqimesh në faqen e tyre ri rezultat i këtij ndryshimi që do të aplikohet. Është e rëndësishme të thuhet se pëlqimet e panumëruara janë të atyre personave që realisht nuk janë më aktiv në Facebook”, shkruhej në postim. Kompania shtoi gjithashtu se nëqoftëse një përdorues riaktivizon llogarinë e tij, pëlqimi i tij do ti shtohet sërisht numrit të përgjithshëm.

Ky ndryshim në të vërtetë pritet ti sjellë përfitime të mëdha bizneseve që kanë një Facebook Page në këtë rrjet social. Shumë prej tyre i kushtojnë një vëmendje të madhe numrit të pëlqimeve që ata marrin, llojit të audiencës që kanë etj. (PC World Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>