Analiza

Facebook ka një “librari” me 250 miliardë fotografi

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Facebook ka një “librari” me 250 miliardë fotografi

Në një dokument të publikuar nga Facebook të hënën mbi Internet.org, fushatën e kompanisë për të arritur internetit në çdo cep të botës, kompania gjithashtu nxori dhe disa informacione interesante mbi madhësinë e “librarisë” së fotografive që zotëron.

Përdoruesit e Facebook-ut kanë ngarkuar më shumë se 250 miliardë fotografi tek rrjeti shoqëror dhe aktualisht mesatarja e ngarkimeve në ditë është 350 milionë, sipas po këtij dokumenti.

Ngarkesat e fotografive nuk janë të vetmet shkaktare të trafikut të lartë që faqja gjeneron. Facebook-u raportoi se përdoruesit ndajnë 4.75 miliardë “objekte me përmbajtje” në ditë- duke përfshirë edhe postime, komente, video, foto dhe përditësime statusesh.

Përdoruesit gjenerojnë më shumë se 4. 5 miliardë “Pëlqime” në ditë dhe dërgojnë më shumë se 10 miliardë mesazhe.

Rrjeti social më i madh në botë Facebook kishte 100 miliardë ngarkime fotografish në mes të vitit 2011.

Ngarkimet e fotografive duken se rriten në mënyrë eksponenciale me rritjen e numrit të përdoruesve. Ja se si shpërndahen 350 milionë foto në ditë të ndara në sektorë më të vegjël: 14.58 milionë ngarkime fotografish në orë; 243,000 ngarkime fotografish për minutë; 4,000 ngarkime fotografish në sekondë.

Këto shifra duken edhe më interesante kur merret në konsideratë se numri i përdoruesve të Facebook-ut është 1.15 miliardë.

Më këtë shifër i bie rreth 217 ngarkime fotosh mesatarisht për çdo përdorues. Muajin e kaluar Facebook-u publikoi edhe funksionin e tij më të fundit: Albumet e fotografive të ndara midis disa përdoruesish. (PCWorld Albanian)

Marky-Z

Lajmet e fundit>