Lajmet

Facebook keqinterpreton një foto si të papërshtatshme

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
Facebook keqinterpreton një foto si të papërshtatshme

Në të njëjtën kohë që teknologjia po ecën me ritme të larta, po ndodhin incidente që jo gjithmonë janë vendimi i duhur.

I tillë ka qenë dhe rasti i një fotoje në rrjetin social Facebook në të cilën një grua po bënte dush dhe i dukeshin bërrylat.

Facebook-u e karakterizoi foton si pornografike dhe e hoqi direkt. Tani me siguri po pyesni veten pse dikush postoi një foto të vetes së tij duke u larë.

Arsyeja ishte testimi se si funksionon ky mekanizëm i karakterizimit të fotove. Duke e kuptuar gabimi, rrjeti social e riktheu foton dhe kërkoi falje.

Me sa duket Facebook-u qenka shumë strikt për sa i përket këtyre materialeve, kështu që më mirë të bëni kujdes kur keni një aparat fotografik me vete në tualet!. Fotografinë mund ta shihni duke klikuar këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>