Lajmet

Facebook kërkon parandalimin e vetëvrasjeve me Messenger

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i rrjetit social Facebook tha ditën e sotme se kompania e tij është në një pozitë unike për të parandaluar vetëvrasjet. Në mbarë botën çdo 40 sekonda ka një tentativë për vetëvrasje sipas të dhënave që vinë nga organizata botërore e shëndetësisë. Facebook kërkon parandalimin e vetëvrasjeve me Messenger

Në mesin e të rinjve të moshave 15-29 vjeç, vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjeve. Sot rrjeti social prezantoi disa mjete të reja të cilat do tu vinë në ndihmë pikërisht këtyre njerëzve dhe miqve të tyre për ti ndaluar nga kryerja e këtij akti.

Me fjalë të tjera e zëmë se miku juaj gjatë një transmetimi live thotë diçka që ju shqetëson. Tashmë mund të kontaktoni me personin dhe të raportoni videon tek Facebook dhe ky i fundit do të vërë në dispozicionin tuaj resurset e duhura për parandalimin e ngjarjeve të tilla ndërkohë që ata po transmetojnë.

Këto resurse konsistojnë në kontaktimin e një miku të afërt, të autoriteteve lokale dhe këshilla e sugjerime për të dalë nga momente të vështira.

Facebook po bashkëpunon me organizatat si Crisis Text Line dhe National Suice Prevention Lifeline. Kur një përdorues po përjeton momente të vështira ai mund të kontaktojë direkt me kujdesin shëndetësor dhe mental përmes Facebook Messenger.

Rrjeti social do të shfrytëzojë gjithashtu inteligjencën artificiale dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identikuar përmbajtje “vetëvrasëse.” Facebook synon që këtë teknologji ta implementojë edhe në Messenger e Facebook Live. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>