Biznes

Facebook: Kompanitë duhet të paguajnë për të tërhequr vëmendjen e sa më shumë përdoruesve

Dec 8 2013
0 Shpërndarje
Facebook: Kompanitë duhet të paguajnë për të tërhequr vëmendjen e sa më shumë përdoruesve

facebook likeSipas një raporti të agjencisë së lajmeve Ad Age, Facebook është përpjekur të përcjellë ndaj partnerëve këtë mesazh nëpërmjet një materiali mbi shitjet: “Në vazhdimësi bizneset do t’a kenë akoma më të vështirë të sigurojnë një numër të madh fansa pa paguar për reklamim.”

Para një viti, qarkullonin fjalë se Facebook-u frenonte rritjen organike (pa pagesë) të numrit të fansave në mënyrë që të nxiste bizneset ndaj produkteve të reklamimit me pagesë. Kompania vetë e ka mohuar këtë gjë duke argumentuar se është përpjekur që të luftojë përmbajtjet apo profilet e rreme dhe sipas të dhënave kjo rezulton e vërtetë.

Aktualisht Facebook e pranon se rritja e një faqeje pa pagesë është më e vështirë dhe arsyeja kryesore për këtë është sasia shumë e madhe e përmbajtjes (pa përmendur faktin se gjithnjë e më tepër po shtohen ato biznese që dëshirojnë të jenë prezente në këtë rrjet social).

Në materialin e shitjeve, Facebook thotë se fillimisht pret që “shpërndarja organike e postimeve të një faqeje individuale të reduktohet me kalimin e kohës” dhe më pas sugjeron, “që kompania të mundësojë maksimizimin e shfaqjes së mesazheve në faqen kryesore atëherë do të ishte mirë të konsideronte përdorimin e shpërndarjes me pagesë”.

Për të trajtuar më tutje këtë çështje, kompania thekson në blogun e vet: “Njerëzit po lidhen dhe po publikojnë gjithnjë e më tepër. Në një ditë të zakonshme, kur përdoruesi viziton faqen kryesore (News Feed) ekzistojnë rreth 1500 postime të ndryshme që ne mund të shfaqim.

Si rezultat, konkurrenca midis postimeve po rritet gjithnjë e më shumë. Duke marrë parasysh se përmbajtja në faqen kryesore ndryshon vazhdimisht dhe përdoruesit publikojnë akoma më tepër përmbajtje, faqet e kompanive do të venë re ndryshime në shpërndarjen e postimeve.

Për shumë faqe kjo përkthehet në reduktim të rritjes organike të numrit të fansave. Duke qenë se konkurrenca për çdo postim po rritet dhe ne fokusohemi gjithnjë tek cilësia atëherë parashikojmë që ky trend do të vazhdojë.”

Ashtu si e thekson dhe vetë Facebook-u, kjo është një pasojë e pashmangshme e publikimeve të tepërta. Për disa biznese kjo situatë mund të duket e padrejtë, sidomos nëse ato shpenzojnë para për të përftuar një bazë të sigurt fansash në këtë rrjet social.

Nuk ka kuptim që mesazhet ose publikimet e tyre të shikohen nga një numër fansash gjithnjë në rënie. Lidhur me këtë, kompania shprehet: “Fansat që keni arritur deri tani vlejnë shumë.”

Ndërkohë, Facebook-u konsideron si përfitime të blerjes së fansave: përmirësimin e shpërndarjes organike dhe analizën më të plotë të audiencës. Arsyeja kryesore konsiderohet “përmirësimi i efektivitetit të reklamave”. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>