Lajmet

Facebook konfirmoi se Historitë e Instagram tashmë mund të ndahen në Historitë e Facebook

Oct 5 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa Facebook konfirmoi se nuk funksionon e anasjella, publikimi i Historive të Facebook në Historitë e Instagram, tha se në një të ardhme ngelet një opsion potencial. Facebook konfirmoi se Historitë e Instagram tashmë mund të ndahen në Historitë e Facebook

Historitë e Facebook mund të jenë më një i huaj për rrjetin social siç kanë provuar që nga debutimi i tyre.

Pas disa testimeve në Portugali muajin e kaluar, Facebook konfirmoi zyrtarisht se Historitë e Instagram do të mund të importohen automatikisht në rrjetin social Facebook në formën e Facebook Stories.

Të vetmit që përjashtohen nga ky opsion janë bizneset, kjo sepse nuk kanë ende qasje në Historitë e Facebook.

“Tashmë mund të ndani Historitë e Instagram në Historitë e Facebook. Po punojmë çdo ditë për tu mundësuar juve të ndani me miqtë tuaj momentet më të rëndësishme,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Ndërsa Facebook konfirmoi se nuk funksionon e anasjella, publikimi i Historive të Facebook në Historitë e Instagram, tha se në një të ardhme ngelet një opsion potencial.

Historitë e zhvilluar nga Snapchat dhe të përmirësuara nga Facebook në Instagram, Whatsapp dhe së fundi rrjetin social, janë shndërruar në destinacionin kryesor të postimeve.

Historitë e Snapchat në Facebook janë kritikuar sepse janë shumë të tepruara, kjo sepse ofrohen në Instagram, Messenger dhe WhatsApp.

Një statistikë për numrin e përdoruesve të Historive në Facebook ende nuk është publikuar edhe pse Instagram raportoi 100 milion përdorues në vetëm dy muaj. Sot Historitë e Instagram kanë 250 milion përdorues, aq sa WhatsApp, ndërsa Messenger Day vetëm 70 million. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>