Lajmet

Facebook konfirmon një tjetër problem me matësit e trafikut të Instant Articles

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Facebook konfirmon një tjetër problem me matësit e trafikut të Instant Articles

instant-articles-e28094-poster-framePër një kompani statistikash, Facebook është shumë keq në këtë drejtim. Kompania javën e kaluar konfirmoi një problem të tretë me indikatorët që tregojnë angazhimin e përdoruesve të rrjetit social me një përmbajtje të caktuar në platformë.

Këtë herë preket Instant Articles, artikujt interaktivë që hapen me shpejtësi nga furnizuesi i lajmeve të Facebook pa u larguar nga rrjeti social. Ky format sot përdoret gjerësisht nga publikues të shquar si Wall Street Jounral, BBC News, Huffington Post, New York Times, NBC, BuzzFeed e shumë të tjerë.

Sipas Facebook, problemi më i fundit prek vetëm një grup të caktuar publikuesish të Instant Articles. Problemi i raportua nga comScore tek Facebook dhe preken vetëm publikuesit të cilët përdorin integrimin e comScore.

Si rezultat nga data 20 Shtator deri më 30 Nëntor, trafiku i gjeneruar nga Instant Articles ishte raportuar më pak sesa kishte qenë realisht. Facebook dhe tha se e ka riparuar këtë problem falë një bashkëpunimi të ngushtë me comScore.

Përveç këtij rasti të fundit, për Facebook problemet filluan në Shtator kur raportoi probleme me indikatorët e performancës së video reklamave. Më pas një tjetër gabim kishte ndikuar negativisht në numërin e saktë të reagimeve, pëlqimeve dhe shpërndarjeve.

Dhe si të mos mjaftojë kjo, Facebook është akuzuar së fundi për rolin në shpërndarjen e lajmeve të rreme sidomos për zgjedhjet presidenciale në SHBA. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>