Analiza

Facebook konfirmon planet për të mundësuar qasjen në internet për 2/3 e botës

Mar 28 2014
0 Shpërndarje
Facebook konfirmon planet për të mundësuar qasjen në internet për 2/3 e botës

Facebook3Vitin e kaluar, Mark Zuckerberg dhe rrjeti social Facebook që ai udhëheq befasuan kur zbuluan që kanë bashkuar forcat me kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë për të sjellë qasjen në internet për dy-të-tretat e botës që janë offline. Por ajo çfarë ishte edhe më tepër befasuese ishte plani që do të ndërmerrej për ta bërë këtë gjë. Gjatë ditës së enjte, Facebook-u konfirmoi që inxhinierët janë duke punuar në zhvillimin e një avioni të telekomanduar që fuqizohet nga energjia diellore, që mund të sjell qasje në internet tek njerëzit në rajonet e largëta të botës.

Sipas lajmërimit të bërë gjatë të enjtes nga Internet.org, organizatë kjo që u themelua nga Facebook, Ericsson, Nokia, Qualcomm, Samsung dhe të tjera kompani për të përhapur qasjen në internet – avionët do të fluturojnë në mënyrë autonome për muaj të tërë në një lartësi mbidetare prej 20,000 metrave. Kjo është po ashtu sipër hapësirës ajrore komerciale dhe është një gjë e mirë për avionët, sepse zvogëlon rreziqet rreth ndikimit të erërave dhe motit në fluturim. Mund të tingëllojë çuditshëm, por shkencëtarët tashmë kanë bërë aeroplanë të tillë me energji diellore. Njëri, i quajtur Solar Impulse, ka fluturuar në një udhëtim të vetëm prej gati 1,000 miljeve, i cili përdor panele diellore për t’u mbushur gjatë ditës dhe bateria e mban në fluturim gjatë natës.

Për t’iu përballur sfidave me të cilat ballafaqohet projekti, Facebook-u ka punësuar ekspertë të hapësirës ajrore nga kompania Ascenta, e cila ndërton avionë të fuqizuar nga energjia diellore, e po ashtu edhe të tjerë nga NASA. Më parë është përfolur që Facebook ka blerë një kompani tjetër të avionëve, të quajtur Titan Aerospace, por duket që personat që janë duke u marrë me këtë projekt vijnë nga diku tjetër.

Skuadra është duke punuar në prurjen e një mënyre për të përmirësuar komunikimet me të dhëna përgjatë ajrit. Ata janë duke zhvilluar atë që njihet si komunikim optik në hapësirën e lirë (FSO) dhe shpresojnë që të përdorin laserë për të dërguar porosi mes avionëve dhe tokës. Nëse arrijnë ta bëjnë këtë gjë, teknologjia do të mund të ofronte shpejtësi të krahasueshme me kabllot me fibra optikë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me avionë. Organizata thotë që në vende me dendësi të vogël është duke punuar për ta paraqitur internetin e bazuar në satelit që përdor të njëjtën teknologji FSO për komunikim.

Prurja e internetit në rajonet e largëta ka qenë një gjë e vështirë. Problemi kryesor është efikasiteti i kostos: zakonisht i merr të drejtat e vendeve përkatëse dhe konstruktimi në një hapësirë dhe shumë pika nuk kanë përdorues të mjaftueshëm për të arsyetuar koston. Ky është njëri nga problemet që Internet.org dhe të tjerë, si Google përgjatë programit të vet Loon, janë duke provuar ta zgjidhin. Nëse arrijnë ta zbatojnë këtë projekt, dy të tretat e botës pa internet më në fund mund të vijnë online. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>