Vëzhgim

Facebook kopjon Google+

Feb 9 2012
0 Shpërndarje
Facebook kopjon Google+

Tani, komentet e një fotografie paraqiten në anën e djathtë të një fotografie që jeni duke e shikuar, ngjashëm si në Google+.

Një përfaqësues i rrjetit Facebook më 30 janar tha:

Ashtu siç mund ta dini nga koha në kohë ne bëjmë përditësime të veçorive dhe kjo në vëzhguesin e fotografisë së pari i vendos në qendër komentet duke i bërë më të dukshme duke i vendosur ato pranë fotografisë për të mos pasur nevojë të shkohet poshtë për t’i parë.

Dhe a e dini se çka ka tani sipër pjesës kryesore kështu që ju nuk keni nevojë të shkoni poshtë? Reklama.

Nëse tashmë e keni parë se si duken fotografitë në Google+, do ta vëreni edhe vetë që kjo veçori e re e posaparaqitur në rrjetin më të madh shoqëror online në botë, Facebook, është kopjuar nga Google+.

Çfarë mendoni, cila është arsyeja që Google+ po kopjohet vazhdimisht nga Facebook, megjithëse Facebook ka miliona më tepër përdorues?/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>