Lajmet

Facebook kritikohet ashpër nga përdoruesit

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Facebook kritikohet ashpër nga përdoruesit

Facebook është duke u ballafaquar me reagime të ashpra nga përdoruesit pas zëvendësimit të email adresave të listuara në të dhënat për kontaktime tek profilet e përdoruesve me ato të sistemit @facebook.com

Ndërmarrja tha që kishte bërë këtë ndërrim për t’i bërë më të dukshme ndryshimet në faqen e vet.

Nëse sistemi i emailave të ndërmarrjes Facebook largohet, ai do të mund të drejtonte mjaft shumë trafik drejt faqeve të saj, duke rritur kështu edhe përfitimet nga reklamat.

Por disa përdorues e kanë emërtuar lëvizjen si “bezdisëse” dhe “të çalë” dhe publikuan udhëzime se si të bëhet paraqitja e adresave në origjinale në vend të atyre të Facebookut.

Facebook së pari lajmëroi planet për këtë lëvizje në prill të këtij viti, megjithëse lajmet nuk tërhoqën edhe aq shumë vëmendjen e përdoruesve.

“Ne jemi duke i ofruar çdo përdoruesi të Facebook me email adresën e tij ose saj sepse ne gjejmë që shumë përdorues e shohin si të dobishme që të lidhen me njëri-tjetrin, por përdorimi i emailit të Facebookut varet nga ju,” thuhet në një deklaratë nga ndërmarrja.

Emailat e dërguar tek adresat @facebook.com duken së bashku me postimet e dërguara me sistemin e brendshëm të dërgimit të porosive në rrjet, duke jua mundësuar përdoruesve që të marrin dy lloje të komunikimit në të njëjtin vend.

Përdoruesit e bezdisur

Një analist tha për BBC-në se kjo përpjekje mund të dështoj.

“Kjo ëhtë e njëjtë me lëvizjen që Google e bëri me produktin e vet Buzz që zgjidhte njerëzit automatikisht por në fund përdoruesit u ngritën kundër veprimit,” tha Anthony Mullen, i cili është analist i marketingut në Forrester Research.

“Ky është një drejtim në të cilin Facebook duhet të shkojë – emaili juaj është një proxy për identitetin tuaj në internet dhe Facebook dëshiron të pushtojë identitetet e emailave ekzistues të njerëzve me emailat e vet për të ndihmuar në drejtimin e trafikut në faqen e rrjetit social dhe për t’i mbyllur përdoruesit në shërbimin e vet.

“Problemi ka të bëjë me mostransparencën – ky veprim është ndërmarrë pa i pyetur përdoruesit paraprakisht.”

Porositë e postuara në rrjetin kundërshtar social Twitter treguan që lëvizja kishte shqetësuar disa përdorues.

“Paralajmërimet do të mund të ishin të mira Facebook, mos shko thjesht dhe të ndryshosh email adresat,” shkroi në Twitter, Josselyn Arundell nga Mançesteri.

“Puna më e keqe nga Facebook,” postoi Darren Gough nga Londra.

“Ide e mirë për t’i detyruar njerëzit që ta përdorin atë. Ekzekutuar dobët!!!” shtoi Brent Jagodnik nga Kalifornia.

Përdoruesit që duan ta rikthejnë emailin e tyre ashtu siç ka qenë mund ta bëjnë këtë duke klikuar në lidhjen “about” në profilin e tyre dhe pastaj të klikojnë butonin “edit” afër informacioneve për kontaktim. Ata pastaj duhet të klikojnë që ta bëjnë email adresën e tyre @facebook.com “të fshehur nga timeline/hidden from timeline” dhe pastaj – nëse duan- t’i bëjnë të dukshme një apo më shumë emaila. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>