Lajmet

Facebook lançon aplikacionin e bisedave anonime Rooms

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Facebook lançon aplikacionin e bisedave anonime Rooms

screen-shot-2014-10-23-at-1-41-02-pmFacebook ka lançuar aplikacionin për biseda anonime të quajtur Rooms, që është produkti më i fundit që del nga nisma e kompanisë për të dizajnuar më tepër aplikacione për t’i lidhur njerëzit në mënyra të ndryshme. Aplikacioni pa pagesë, që tani është në dispozicion në App Store, iu mundëson përdoruesve që të hapin “dhoma” bisedash për ndonjë interes të përbashkët, për ta pasur më të lehtë bisedimin për tema të ndryshme nga mjeshtëria e grimit deri tek kopshtet e qytetit, siç tregohet në uebfaqen e aplikacionit. Aplikacioni është tërësisht i ndarë nga Facebook dhe nuk ju kërkon që ta bëni zbulimin e ndonjë hollësie si emrin apo lokacionin tuaj.

“Dhomat” e bisedave përbëhen nga anëtarë të cilët mund të futen në to vetëm përmes ftesave dhe kërkohet një kod i posaçëm që mund të skanohet me kamerën e telefonit tuaj. Kodet mund të shpërndahen në rrjetet sociale, e-mail ose madje të postohen në letër në hapësira publike. Krijuesit e “dhomave” të bisedave ose moderatorët e tjerë të caktuar mund të zgjedhin pamjen, të përjashtojnë njerëz nga dhoma ose ta caktojnë që personat që duan të futen duhet të jenë të moshës 18 vjeçare apo më të vjetër.

Zhvillimi i “dhomave” ishte raportuar së pari nga New York Times në fillim të tetorit si një mënyrë alternative për t’u lidhur online në krahasim me shumë rrjetet sociale, si Facebook, që e vlerësojnë ose kërkojnë identitete autentike si një mënyrë për t’i luftuar ata që shpërndajnë spam, ata që ngacmojnë dikë dhe persona të ngjashëm të cilët mund të kenë ide që të maskohen prapa ndonjë nofke për të qenë më të sigurt në kryerjen e veprimeve të veta. Sidoqoftë, politika e përdorimit të emrit të vërtetë e rrjetit Facebook i ka detyruar disa përdorues, në veçanti, disa anëtarë të komunitetit LGBT të cilët parapëlqejnë të qëndrojnë anonimë në internet, që të përdorin emrat e tyre.

Rooms i bashkohet aplikacioneve të tjera sekondare të zhvilluara nga Facebook, duke përfshirë Mentions, që është një Facebook për personat e famshëm dhe figurat e tjera publike që është lëshuar gjatë korrikut; Slingshot, që është një shërbim i ngjashëm me Snapchat, që është lëshuar gjatë qershorit; dhe Paper, që është version i thjeshtuar i rrjetit social Facebook për pajisje mobile, që u lëshua gjatë shkurtit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>