Lajmet

Facebook lançon aplikacionin e ri të mesazheve në grup

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Facebook lançon aplikacionin e ri të mesazheve në grup

groups-hero-1Deri më tani, aplikacionet e krijuara nga kompania Facebook kanë rezultuar tepër të suksesshëm. Ndaj dhe ajo ka krijuar një aplikacion të ri veçanërisht për bisedat në grup në këtë rrjet social. Ai quhet “Facebook Group” dhe ju jep mundësinë të shpërndani, të chatoni dhe të jeni gjatë gjithë kohës me grupet ku ju bëni pjesë.

Ju mund të menaxhoni anëtarët, të jeni aktiv në grupe të ndryshme, të anëtarësoheni në grupe të rinj madje dhe të shikoni njoftimet tuaja në këtë aplikacion. Grupet e Facebook më të përdorura do të shfaqen në fillim për t’jua bërë më të lehtë aksesimin. Facebook Groups ofron gjithashtu një mënyrë të re e të thjeshtë për zbulimin e grupeve të reja dhe përzgjedhjes së tyre sipas interesave, të dhënave gjeografike etj. Një karakteristikë tjetër ka të bëjë me sugjerimin e grupeve në bazë të faqeve që ju pëlqeni në Facebook dhe të grupeve të shokëve tuaj. Madje ju mund të shtoni në ekran ikonat e grupeve tuaj të preferuar në mënyrë që mos të jetë nevoja të hapni aplikacionin për të filluar një bisedë.

Sigurisht që 700 milion përdoruesit që përdorin Facebook Group mund të vazhdojnë ta përdorin atë në faqen e aplikacionit kryesor Facebook. Duke qenë se shumica e përdoruesve sot parapëlqejnë të chatojnë nga telefoni, ja tek është Facebook Groups. Ky është një kombinim i disa gjërave që Facebook është përpjekur të bëjë për disa kohë. Kompania ka bërë shumë përpjekje për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të mesazheve në grup dhe më në fund ja doli. Vihet re se kompania e ka ndarë aplikacionin kryesor Facebook App në disa aplikacione të ndryshme specifike. Sipas Mark Zuckerberg, një aplikacion mund të kryejë mirë vetëm një gjë. Facebook Groups është aplikacioni i pestë i lançuar nga Facebook Creative Labs. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>