Lajmet

Facebook lançon aplikacionin me anë të të cilit mund ti shtoni figura të vogla fotove

Dec 20 2014
0 Shpërndarje
Facebook lançon aplikacionin me anë të të cilit mund ti shtoni figura të vogla fotove

Stickered_Header.0.0Figurat e vogla të Facebook të njohura si “emotions”, padyshim që i kanë dhënë një pamje më interesante aplikacionit Messenger. Duke parë përdorim e gjerë dhe pëlqyeshmërinë e audiencës, kompania ka vendosur që këto figura ti sjellë dhe në një mënyrë tjetër për përdoruesit e saj.

Facebook ka lançuar jë aplikacion të quajtur ‘Stickered’ me anë të të cilit ju mund ti ‘ngjisni’ figura apo “emotions” fotove tuaja për ti bërë ato më argëtuese dhe për t’ja dërguar miqve në Messenger.

Stickered është e disponueshme që nga dita e sotme për pajisjet me sistem Android, ndërsa versioni për iOS pritet të vijë së shpejti. Përdoruesit do mund ti shtojnë sa figura të duan fotove të tyre, qofshin ato të shkrepura me kamerën e përparme apo me atë të pasme të smartfonit.

Ky aplikacion vjen si një ‘dhuratë’ për festat nga skuadra e Messenger. E gjitha kjo është tepër argëtuese dhe mund të shërbejë dhe si një dhuratë ‘funny’ për miqtë apo familjarët tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>