Lajmet

Facebook lançon butonat e ridizajnuar “Pëlqej” dhe “Shpërndaj”

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Facebook lançon butonat e ridizajnuar “Pëlqej” dhe “Shpërndaj”

facebookFacebook ka ridizajnuar butonat “Like” dhe “Share” të rrjetit social. Butonat e rinj e kanë sfondin ngjyrë blu të hapur ndërsa lloji i shkrimit është Helvetica.

Butoni i ridizajnuar i pëlqimit ka filluar të shfaqet që muajin e kaluar në uebfaqet e ndryshme, por tashmë është zyrtare që përveç tij është ridizajnuar edhe butoni i shpërndarjes.

Të dy butonat do të jenë të disponueshëm për të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme. Rrjeti social Facebook është shprehur se në qoftë se jeni duke përdorur akoma butonat e vjetër në blogun ose uebfaqen tuaj atëherë duhet të prisni derisa të aktivizohen automatikisht butonat e rinj.

Ja se çfarë pamje do të kenë butonat e rinj:

likeshare

Ndryshimi i këtyre butonave të vegjël mund të mos duket si ndonjë gjë e madhe, por ia vlen të theksohet se butonat aktualë “Pëlqej” dhe “Shpërndaj” shfaqen në 7.5 milion uebfaqe të ndryshme dhe shihen më tepër se 22 miliard herë çdo ditë.

Këta elementë të vegjël të ndërfaqes janë kritikë për nxitjen e angazhimit me faqet e Facebook-ut dhe inkurajojnë përdoruesit të shpërndajnë materiale interesante që gjejnë në ueb. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>