Lajmet

Facebook lançon “Chat Heads” për të iu lënë në kontakt me shokët

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Facebook lançon “Chat Heads” për të iu lënë në kontakt me shokët

Kompania Facebook ka zbuluar veçorinë e re “Chat Head” për pajisjet që kanë sistemin Android, duke iu mundësuar përdoruesve të vet që të rrinë në kontakt me shokët, pa marrë parasysh se çfarë pajisje mobile përdorin ata.

Kurdo që personi ju dërgon porosi përmes chatit ose përmes porosisë tekstuale, një fotografi e vogël e personit do të paraqitet në ekranin tuaj.

Ai fillimisht do të paraqes një pamje të vogël, kështu që ju e dini se për çfarë është porosia e pranuar.

Derisa largohet pamja, fotografia e “Chat Head” do të mbes në ekranin fillestar, pa marrë parasysh se çfarë aplikacioni jeni duke përdorur ose çfarë tjetër jeni duke bërë në telefon.

Ai do të paraqes edhe numrin e mesazheve të palexuara të cilat i keni. Për ta mbyllur chatin, ju mund ta largoni “Chat Head-in” duke e tërhequr poshtë ekranit.

Dhe nëse pranoni porosi nga shumë njerëz, ju mund të merrni një grup të tërë me porosi dhe ta bëni të njëjtën gjë.

Ju mund të menaxhoni disa porosi me një klikim të vetëm. “Chat Heads është një rrugë sipas së cilës ju mund të flisni me shokët tuaj pa marrë parasysh se çfarë jeni duke bërë në telefon, pa marrë parasysh se në cilin aplikacion ndodheni,” tha dizajnuesi i produktit të Facebook-ut, Joey Flynn.

“Ajo që është e shkëlqyer dhe e veçantë për këtë është që është duke ndodhur pikërisht në pjesën e sipërme të aplikacionit që jam duke e përdorur dhe artikullin që jam duke e lexuar,” shtoi ai. (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>