Lajmet

Facebook lançon “Find Wi-Fi” në të gjithë botën

Jul 3 2017
0 Shpërndarje
Kompania e medias sociale thotë në lajmërim se përdoruesit kishin përfituar jashzakonisht shumë nga veçoria dhe për këtë vendosi ta ofronte globalisht. Facebook lançon “Find Wi-Fi” në të gjithë botën

Rrjeti social Facebook tha se funksionaliteti i kërkimit të pikave të aksesit në internet wireless “Find Wi-Fi” do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

Njoftimi erdhi përmes një postimi në blogun zyrtar të rrjeti social. Kompania e medias sociale thotë në lajmërim se përdoruesit kishin përfituar jashzakonisht shumë nga veçoria dhe për këtë vendosi ta ofronte globalisht.

Funksionaliteti gjendet në seksionin “More” në aplikacionin Facebook. Pasi të keni përzgjedhur opsionin “Find Wi-Fi,” përdoruesit mund ta aktivizojnë për të zbuluar pikat e aksesit afër vendodhjes së tyre.

Sipas Facebook vendodhjet e pikave të aksesit ofrohen nga bizneset. Zgjerimi i “Find Wi-Fi” ka filluar që nga dita e Premte. /PCWorld Albanian

Tags >

Faceboook
Lajmet e fundit>