Lajmet

Facebook lançon gjuhën e re të programimit “Hack”

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
Facebook lançon gjuhën e re të programimit “Hack”

Facebook Makes AnnouncementMark Zuckerberg dhe Facebook përpiqen vazhdimisht të ofrojnë mjete praktike për programuesit aktualë, por edhe për ata të ardhshëm. Për këtë arsye, rrjeti social ka vendosur të prezantojë Hack http://hacklang.org/ , një gjuhë e re programimi open-source.

Kjo gjuhë e re është përdorur  gjatë vitit të kaluar nga vetë kompania dhe ofron shumë potencial për zhvilluesit pasi përveç se mundëson programim të shpejtë, lehtëson identifikimin e gabimeve.

Hack, e cila është zhvilluar për platformën HHVM, është dizajnuar për t’u përshtatur lehtësisht me PHP dhe ofron më të mirën e dy llojeve të gjuhëve të programimit (dinamike dhe statike).

Gjithashtu do të jetë e vlefshme për projekte të përmasave të ndryshme. Në thelb kjo do të thotë se teorikisht ju mund të keni akses ndaj uebfaqeve që janë më të shpejta dhe më të besueshme. A keni interes për të mësuar më tepër rreth kësaj gjuhe? Në qoftë se po, atëherë mund të drejtoheni në blogun e Facebook Engineering për të mësuar të gjitha detajet e nevojshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>