Lajmet

Facebook lançon guidën turistike City Guides

Mar 15 2017
0 Shpërndarje
Natyrisht sa herë që vizitojmë një vend, gjithnjë kërkojmë për rekomandime nga miqtë dhe familja rreth restoranteve, pikave turistike dhe atraksioneve të ndryshme. Facebook lançon guidën turistike City Guides Photo Source: Facebook

Megjithatë sot jetojmë një epokë ku të pyesësh dikë lidhur me këtë do të ishte me të vërtetë çudi. Të paktë janë ata përdorues të Facebook të cilët nuk e vizitojnë njëherë në ditë rrjetin social andaj pse të mos e përdorim edhe për këtë qëllim.

Facebook filloi ofrimin e një shërbimi të quajtur City Guides i cili nxjerr rekomandime nga miqtë tuaj. Një qëllimi të afërt i shërben edhe Facebook Places, faqe ku mund të gjeni “destinacione madhështore për tu vizituar.”

Ju mund të merrnit informacion rreth “Check in” të miqve tuaj, rreth pikave më të vizituara turistike nga miqtë tuaj, atraksioneve popullore e madje mund të ruanit informacionin si referenca për udhëtime të tjera në të ardhmen.

Me Facebook City Guides rrjeti social sjell avantazhe të reja siç është integrimi me TripAdvisor. Risinë më të fundit mund ta gjeni nga menuja e aplikacionin kryesor të Facebook në të majtë.

Sapo të keni klikuar do të vëreni dy seksione: Sugjerime dhe Të ruajtura. Esencialisht City Guides është një planifikues udhëtimesh. Ju zbuloni një sugjerim dhe më pas e ruani. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>