Blog

Facebook lançon Marketplace në 17 tregje Evropiane

Aug 14 2017
0 Shpërndarje
Edhe pse rrjeti social publikoi rritje të ardhurash me 45% në 9.3 miliard dollar në tre mujorin e kaluar, 98% vinin nga reklamimi dhe shërbimet falas. Facebook lançon Marketplace në 17 tregje Evropiane

Facebook lajmëroi ditën e sotme se ka zgjeruar shërbimin e-commerce i Marketplace i cili lidh blerësit lokalë me shitësit në 17 tregje të reja Evropiane.

Marketplace, i cili qëndron ngjitur me shërbimet News Feed, photos, video, messaging është rivali më i ri i Craiglist dhe eBay.

Marketplace debuton këtë javë në Austri, Belgjikë, Republika Çeke, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Hungari, Irlandë, Itali, Luksemburg, Norvegji, Portugali, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Hollandë.

Lançuar 10 muaj më parë, Marketplace nuk mban asnjë tarifë blerësve dhe shitësve dhe synon ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të cilët duan të tregtojnë sende të dorës së dytë.

Marketplace është funksional në SHBA, Britani dhe Australi. Por përpjekjet e Facebook në e-commerce ende nuk kanë dhënë ndonjë impakt financiar tek kompania.

Edhe pse rrjeti social publikoi rritje të ardhurash me 45% në 9.3 miliard dollar në tre mujorin e kaluar, 98% vinin nga reklamimi dhe shërbimet falas.

Në SHBA gjatë muajit Maj ishin publikuar për shitje vetëm 18 milion produkte. Shumica e transaksioneve janë kryer offline dhe në cash.

Edhe pse nuk është krahasimi i duhur, eBay i cili operon në 30 shtete numëron 171 milion përdorues aktivë të cilët të paktën kanë kryer një transaksion në tre mujorin e kaluar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>