Lajmet

Facebook lançon metodën “Home” për Android

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
Facebook lançon metodën “Home” për Android

facebook homeFacebook, në eventin mediatik në kampusin e tij të Menlo Park prezantoi “Home“, metodën e re të përdoruesve të rrjetit social që ata ta integrojnë këtë rrjet social në pajisjet e tyre.

Gjithashtu kompania tha se “Home” do të jetë e mundshme për telefonët Android duke filluar nga 12 prilli.

Përdoruesit e Android që të kenë aplikacionin e ri të Facebook-ut mund ta shkarkojnë atë nga dyqani i Google Play.

Do të kenë dy opsione: mund ta ekzekutojnë si aplikacion apo si lançues më i thellë për përdorim intensiv të përditshëm.

Vetëm pajisjet e selektuara do të mund ta ekzekutojnë “Home” që nga fillimi, duke përfshirë HTC One, HTC One X, Samsung Galaxy S III, S4 dhe Galaxy Note II.

Nuk është akoma e qartë se kur mund ta bëjë të mundshme për pajisjet e tjera.

Përdoruesit e iOS duhet të aplikojnë, duke qenë se Apple nuk e lejon një depërtim kaq të thellë në sistemin operativ. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>