Lajmet

Facebook lançon ngarkimin e videove HD në aplikacionin Android

Dec 12 2016
0 Shpërndarje
Facebook lançon ngarkimin e videove HD në aplikacionin Android

dsc_7563Facebook nganjëherë aplikon ndryshime dhe përditësime në aplikacionin Android në heshtje të plotë. I tillë është rasti i fundit ku kompania ka lançuar opsionin e ngarkimit të videove në formatin HD në Android.

Veçoria më e re është lançuar për pjesën më të madhe të përdoruesve.

Gjithashtu raportohet se veçori të tjera që kanë të bëjnë me videot po ofrohen për një numër të caktuar si mundësinë për të shkarkuar klipet për shikim të mëvonshëm dhe ngarkim të videove me rezolucion specifik.

Mund duket një çudi pse është dashur kaq shumë që ky opsion të jetë i disponueshëm sepse telefonët Android prej kohësh regjistrojnë video 4K.

Së fundi, mbase edhe veçoria më interesante, është dritarja pluskuese e videove, që do të thotë se mund ti shikoni edhe kur keni të hapur aplikacione të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>