Blog

Facebook lançon një faqe të re “Facebook Media” për kompanitë mediatike

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
Facebook lançon një faqe të re “Facebook Media” për kompanitë mediatike

facebook-data

Facebook ka lëshuar një faqe të re “Facebook Media” , me anë të së cilës synohet të shfaqen kompanitë mediatike dhe figurat publike që e përdorin rrjetin social në mënyrën më efikase.

Kjo lëvizje tregon që Facebook përfundimisht i çmon marrëdhëniet e veta me kompanitë mediatike, organizatat e lajmeve dhe të tjerët që janë të njohur për shumëkënd. Por kjo na bën të hamendësojmë se përse kjo faqe u lëshua tani – dhe sa lidhje ka me biznesin e përditësimeve të promovuara të rrjetit Facebook.

Rrjeti social iu mundëson organizatave me një faqe që të paguajnë para për rritjen e dukshmërisë së një përditësimi të caktuar të statusit, që si rezultat sjell më tepër shikime të uebfaqes nëse një lidhje për tek ndonjë uebfaqe është përfshirë.

Shumë organizata mediatike – në veçanti ato që prodhojnë lajme të shkruara – janë mbështetur tek Facebook-u aq shumë sa që është bërë referuesi i tretë i tërë trafikut që vjen tek faqet e tyre.

Gjatë korrikut, kompania e ndryshoi mënyrën se si ofronte përditësime tek furnizuesit e lajmeve të përdoruesve, duke rezultuar në një rënie madhore në trafik për organizata të lajmeve si Gawker.

Nuk do të ishte befasi nëse disa nga këto organizata të lajmeve do të paguanin pak që ta promovonin përmbajtjen e tyre në Facebook, duke siguruar kështu një numër të lartë të referimeve për tek postimet e reja, si dhe të reklamave që i shoqërojnë këta artikuj.

Sa i përket faqes Facebook Media, kompania e përshkruan atë si një mënyrë të cilën kompanitë e mediave mund ta përdorin për të promovuar veten në rrjetin social e po ashtu edhe për të vënë në pah praktika të mira se si bëhet kjo gjë më së miri. Është e ngjashme me atë që kompania ka bërë me bizneset.

Ja një shpjegim zyrtar nga udhëheqësi i bashkëpunimit me median nga kompania Facebook, NickGrudin: “Çdo ditë, përgatitësit e përmbajtjes nga e mbarë bota – nga publikuesit dixhitalë, deri tek figurat publike, e prodhuesit e videove – e përdorin Facebook-un për t’u lidhur me audiencat e tyre në rrugë inovative.

Ata mbërrijnë te dashamirësit e rinj, fillojnë biseda dhe ndihmojnë në zbulimin e lajmeve të reja. Në proces, ata e bëjnë Facebook-un më vibrant. Në Facebook, ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e një platforme që i bën këto lidhje më të gjera, më të pasura dhe më dinamike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>