Lajmet

Facebook lançon një hapësirë të dedikuar për Safety Check

Aug 22 2017
0 Shpërndarje
Më parë e vetmja mënyrën për të aksesuar Safety Check ishte vetëm nëse aktivizohej nga Facebook. Facebook lançon një hapësirë të dedikuar për Safety Check

Facebook ka ndërtuar një faqe të dedikuar për Safety Check, funksionalitetin me të cilin tregon nëse përdoruesit janë të sigurtë në një situatë emergjente.

Opsionin më të ri do e gjeni menunë e aplikacionit kryesor të Facebook. Në krye të faqes së dedikuar gjendet një foto promocionale e cila tregon se çfarë është një News Feed katastrofash natyrore, zjarresh dhe tajfunesh.

Madje përdoruesit mund të eksplorojnë fatëkeqësitë në mbarë botën. Kjo lëvizje erdhi pak ditë pas sulmeve terroriste që goditën Spanjën. Ajo synon të identifikojë me shpejtësi sulmet në fjalë por edhe ngjarjet ekstreme të motit.

Pak javë më parë rrjeti social tha se përdoruesit mund të dhurojnë në ndihmë të vendeve të prekura nga fatkeqësitë. Më parë e vetmja mënyrën për të aksesuar Safety Check ishte vetëm nëse aktivizohej nga Facebook.

Edhe pse qëllimi i Facebook është të ndihmojë përdoruesi, veçoria është larg nga të qënurit perfekt. Nganjëherë aktivizohet edhe kur nuk ka një situatë emergjente, duke shkaktuar stres dhe frikë tek njerëzit.

Rrjeti social tha se Safety Check do të debutojë gradualisht tek të gjithë përdoruesit në javët në vijim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>