Lajmet

Facebook lançon një seksion për lajmet lokale

Jan 11 2018
0 Shpërndarje
Në Janar të vitit të kaluar Facebook prezantoi Projektin e Gazetarisë dhe planet ishin të qarta, ndërtimi i partneriteve me publikuesit lokalë. Facebook lançon një seksion për lajmet lokale

Rrjeti social Facebook nisi testimin e një seksioni të ri në aplikacionin kryesor quajtur “Today In” ku do të ofrohen të ofrohen aktivitete, lajmërime dhe lajme lokale.

Ky projekt mundësohet iniciativës Facebook Journalism dhe editorët do të jenë algoritma por edhe njerëz.

Në Janar të vitit të kaluar Facebook prezantoi Projektin e Gazetarisë dhe planet ishin të qarta, ndërtimi i partneriteve me publikuesit lokalë.

Ndërsa ky hap është shumë larg ndërtimit të një eksperience e cila ka në fokus informacionin lokal, përbën përpjekjen e parë të rrjetit social për të ofruar përmbajtje që kanë rëndësi për ju.

Aktualisht funksioni është në testim vetëm në SHBA dhe mund të aksesohet nga aplikacioni kryesor i Facebook.

“Qëllimi i Projektit të Gazetarisë së Facebook është që tu ofrojë përdoruesve informacion të cilit mund ti besojnë,” thoshte drejtorja e produktit pranë rrjetit social Fidji Simo.

Vazhdimisht Facebook është shmangur nga të qënurit një kompani mediatike duke e quajtur vetveten një platformë teknologjike neutrale. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>