Lajmet

Facebook lançon sinkronizim automatik të fotove për Android dhe iPhone

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
Facebook lançon sinkronizim automatik të fotove për Android dhe iPhone

Facebook ka lançuar për publikun e gjerë opsionin e ri që ka filluar testimin që prej fillimit të këtij viti: sinkronizimin automatik të fotove që kapni me celularin tuaj.

Ato kopjohen në një album privat prej së cilit mund të vendosni më vonë t’i ndani apo jo me miqtë. Nëse keni aplikacionin e fundit të Facebook-ut për Android apo iPhone, kur të vizitoni timeline-n tuaj, do të shihni një njoftim lidhur me sinkronizimin e fotove.

Nëse e aktivizoni këtë opsion, atëhere çdo imazh që kapni me kamerën e celularit tuaj do të ruhet edhe në Facebook (keni deri në 2 GB hapësirë). Për të përdorur sinkronizimin e fotove në iPhone duhet të keni iOS 6.

Facebook deklaron se zakonisht do të sinkronizojë fotot sapo njerëzit t’i kapin ato, por nuk do ta kryejë këtë veprim kur bateria të jetë në fund. Nëse përdorni internet përmes kompanive telefonike, fotot do të kopjohen në format më të vogël.

Sinkronizimin e fotove mund ta aktivizoni edhe nga kompjuteri juaj përmes timeline-n tuaj:

timeline>Photos>Synced From Phone.

Aktivizimi i sinkronizimit të fotove do të mbetet në dëshirën e përdoruesve

Për ta çaktivizuar këtë opsion në Android, shkoni në menunë në cepin e majtë të ekranit, zbrisni poshtë derisa të gjeni Account > App Settings > Sync Photos. Prej këtu, zgjidhni “Don’t sync my photos.”Në aplikacionin për iPhone, shkoni në timeline-n tuaj, më pas tek Photos> Synced>Settings (ikona me ingranazh) dhe zgjidhni “Turn off Photo Sync.”

Në këtë zonë mund të zgjidhni edhe nëse doni t’i sinkronizoni fotot përmes internetit me kompanitë telefonike dhe Wi-Fi apo vetëm Wi-Fi. Atje mund të shihni gjithashtu sa hapësirë keni përdorur nga 2 GB e ofruara gjithsej.

Për më tepër informacione klikoni këtu: Facebook’s photo sync page. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>