Lajmet

Facebook lançon Trending News në aplikacionet mobile

Aug 15 2017
0 Shpërndarje
Facebook thotë se nuk është rrjeti social ai që kontrollon atë çfarë shfaqet në këtë seksion, dhe përcaktohen nga disa faktorë siç është angazhimi rreth artikullit në Facebook Facebook lançon Trending News në aplikacionet mobile

Seksioni i ridizajnuar i Facebook për temat aktuale, “Trending News” do të jetë i disponueshëm në iPhone dhe Android së shpejti duke u dhënë përdorueve një vend dedikuar lajmeve dhe gazetarisë.

Gjatë muajit Maj Facebook zbuloi pamjen e re të “Trending Topics” që më pas do të quhej Trending News ku do të shfaqeshin lajme nga një sërë publikuesish.

Tashmë kur përdoruesit klikojnë Trending News, i cili ka hapësirën e tij të dedikuar në menunë kryesore të navigimit, do të marrin një listë lajmesh të radhitura sipas pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve.

Nëse klikojnë një subjekt, atëherë ata do të marrin disa përmbajtjeve publikuar nga disa publikues shoqëruar nga video dhe foto nga njerëz të famshëm dhe faqe popullore publike.

Facebook thotë se nuk është rrjeti social ai që kontrollon atë çfarë shfaqet në këtë seksion, dhe përcaktohen nga disa faktorë siç është angazhimi rreth artikullit në Facebook edhe tek publikuesi në terësi.

Rrjeti social tha se Trending News do të të jetë i disponueshëm fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe së shpejti do të përhapet edhe në vend të tjera të botës. Përpjekjet e Facebook në këtë drejtim janë shtuar ndjeshëm pas akuzave se përmbajtjet e publikuara në platformën e tij kishin influencuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Përtej të qënurit një burim lajmesh, rrjeti social ka akumuluar padyshim një influencë të jashtzakonshme tek jetët e njerëzve falë 2 miliard përdoruesve aktivë në muaj. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>