Vëzhgim

Facebook lanson Faqe për Gazetarë

Apr 6 2011
0 Shpërndarje
Facebook lanson Faqe për Gazetarë

Faqja e “Gazetarëve në Facebook” ka si qëllim të jetë “një resurs i vazhdueshëm për numrin në rritje e sipër të reporterëve që po përdorin Facebook për të gjetur burime, për të bashkëvepruar me lexues dhe për të avancuar tregimet e tyre” tha Justin Osofsky, drejtor i Facebook për partneritet medial, në një blog post.

“Faqja do t’ju ofrojë gazetarëve praktikat më të mira për të integruar produktet më të fundit të Facebook në punën e tyre dhe për tu lidhur me audiencën e Facebook që përbëhet nga më shumë se 500 milion njerëz” tha Osofsky.

Facebook ka qenë duke punuar me gazetarë qysh nga fillimi i vitit 2010 për t’i ndihmuar ata që të sjellin në një nivel më social përmbajtjet e gjeneruara prej tyre dhe Osofsky ka thënë se organizata mediale mesatare ka përjetuar një rritje të trafikut referues nga Facebook, dhe atë në një nivel prej mbi 300 për qind qysh nga ajo kohë.

Facebook gjithashtu ka bërë të ditur se do të lansojë një program “Facebook Journalism MeetUp” që do të sjellë workshops mbi atë sesi të përdoret Facebook si vegël raportimi. Takimi i parë i tillë do të mbahet me 27 prill në qendrën e Facebook në Palo Alto, Kaliforni. E natyrisht ngjarje të këtilla në të ardhmen ka gjasa që të organizohen edhe në Kosovë, dhe padyshim do të ketë shumë palë të interesuara për të ofruar përkrahje në këtë drejtim.

E sa për kuriozitet faqja e “Journalists on Facebook” brenda disa orëve të para të lansimit ka pranuar më shumë se 3,000 likes. PCWorld Albanian është gjithashtu shfrytëzuese e rrjeteve sociale për shpërndarjen e lajmeve dhe komunikimin në nivel më të afërt me lexuesit. Në raste të caktuara kemi arritur të shohim dhe të shfrytëzojmë edhe postimin e dikujt tjetër për ndonjë ngjarje të caktuar në Kosovë e Shqipëri, dhe kjo në mas të madhe po kontribuon ndikimin e rrjeteve sociale në mjete të informimit. E ju mos harroni të qëndroni një hap më afër nesh duke na vizituar faqen tonë zyrtare në Facebook, Facebook.com/pcworldalbanian.

Lajmet e fundit>