Biznes

Facebook lehtëson masat për reklamimin e monedhave kriptografike

Jun 27 2018
0 Shpërndarje
“Kemi dëgjuar mendimet e përdoruesve për të vlerësuar ecurinë e këtyre politikave në mënyrë që të bëjmë ndryshime e nevojshme,” tha menaxheri i produktit pranë Facebook Rob Leathern. Facebook lehtëson masat për reklamimin e monedhave kriptografike

Facebook lajmëroi ditën e Marte se ka vendosur të lejojë disa lloje reklamash për kriptomonedhat por do të vijojë të ndalojë reklamimet e Ofertave Fillestare të Monedhave (ICO).

Në Janar rrjeti social më i madh në botë ndaloi reklamimin i cili promovonte produkte dhe shërbime financiare të lidhura ngushtë me praktika mashtruese promocionale.

“Kemi dëgjuar mendimet e përdoruesve për të vlerësuar ecurinë e këtyre politikave në mënyrë që të bëjmë ndryshime e nevojshme,” tha menaxheri i produktit pranë Facebook Rob Leathern.

Rrjeti social ka lejuar në të kaluarën reklamimin e disa temave financiare. Konkretisht kërkohej një kërkesë me shkrim. Së dyti duhej që përdoruesit e shënjestruar me reklamën në fjalë të ishin mbi moshën 18 vjeç.

Megjithatë duke qenë se vendimi nuk është e përhershëm, mundet që në një të ardhme ndalimi të hiqet kur bitcoin dhe aktivitete të tilla të rregullohen me ligj. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>