Lajmet

Facebook lejon publikimin e imazheve të animuara GIF në komente

Mar 24 2017
0 Shpërndarje
Fillimisht ky buton do të jetë i disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesish përpara se të ofrohet për të gjithë. Facebook lejon publikimin e imazheve të animuara GIF në komente Photo Source: Facebook

Pas një viti kokëfortësi, Facebook më në fund vendosi të pranojë imazhet e animuara GIF. Javën e ardhshme rrjeti social do të testojë një buton GIF nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të postojnë imazhet në fjalë nga Giphy dhe Tenor në komente raportoi TechCrunch.

Fillimisht ky buton do të jetë i disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesish përpara se të ofrohet për të gjithë.

Do të funksionojë njëlloj si butonin GIF në telefon ku përdoruesit mund të shfletojnë në disa prej imazheve GIF më popullore deri tek një GIF specifike.

Kjo vlen vetëm për komentet dhe jo postimet në furnizuesin e lajmeve. Nëse faza testuese pritet mirë nga përdoruesit së shpejti fusha juaj e komenteve do të mbushet me reagime nga më të ndryshme.

Shpresojmë që imazhet në fjalë të ofrohen edhe për furnizuesin e lajmeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>