Lajmet

Facebook lëshon mjetin për krijimin e videove në prag të Ditës të Falënderimeve

Nov 13 2014
0 Shpërndarje
Facebook lëshon mjetin për krijimin e videove në prag të Ditës të Falënderimeve

saythanksscreenshot2.0Facebook pati një sukses befasues më herët gjatë këtij viti kur iu mundësonte përdoruesve të përgatisnin një video “Loo kBack” për të shikuar prapa në historikun e tyre në rrjetin social. Tani ky rrjet është duke lëshuar një gjenerues të ri të videove në Ditën e Falënderimeve.

Mjeti i ri quhet Say Thanks dhe iu mundëson përdoruesve të rrjetit social Facebook që ta vendosin një video të mbushur me fotografi dhe postime të tjera mes tyre dhe një shoku. Ekziston një numër i shablloneve të ndryshme nga të cilat mund t’i zgjidhni tashmë, ndonëse rregullimi nuk duket të ndryshojë edhe aq përveç përzgjedhjes së atij shablloni dhe cilat foto mund të paraqiten.

Suksesi i Facebook-ut me Look Back sugjeron që edhe ky lloj “udhëtimi” nostalgjik mund të ketë sukses. Say Thanks duhet tashmë të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e versionit në desktop dhe pajisjeve mobile të rrjetit social, ndonëse mund të vonojë derisa të arrijë tek secili. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>