Biznes

Facebook, marketing pa pagesë për biznese të vogla

Sep 27 2011
0 Shpërndarje
Facebook, marketing pa pagesë për biznese të vogla

Për të mbyllur këtë vrimë, ekspertët shpesh kanë sugjeruar rritjen e shitjeve dhe të marketingut në vend të shkurtimit të tyre. Në fund të fundit është ajo shprehja që thotë në kohë të mira njerëzit dëshirojnë të reklamojnë e në kohë të këqija ata duhet të bëjnë një gjë të tillë. Për biznesin fatlum të dikujt, mund të ndodh që të mundësohet marketingu pa asnjë pagesë shtesë.

Facebook gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur një program të ri që targeton bizneset e vogla për t’iu mundësuar atyre mbajtjen e konsumatorëve ekzistues, rritjen e njohurisë në treg për markën e tyre dhe gjetjen e konsumatorëve të rinj në mesin e 800 milion përdoruesve të këtij rrjeti social.

“Synimi ynë është ofrimi i mundësisë për bizneset e vogla që ato të kenë mundësi të gjejnë konsumatorë në mënyrën më të mirë të mundshme – përmes rekomandimeve të miqve” tha Sheryl SandBerg, Cheif Operating Officer e Facebook.

Facebook është duke bashkuar forcat me Federatën Nacionale të Biznesit të Pavarur dhe me Dhomën e Biznesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një tentim edukimi të dizajnuar për t’iu ofruar bizneseve lokale mundësinë për prezantime në ueb, studime dhe këshilla për të rritur punën e tyre në fushën e marketingut. Gjiganti social gjithashtu ka plane për të dhënë 10 milion dollarë buxhet marketingu për 200,000 biznese, duke filluar prej janarit të vitit 2012. Kjo nënkupton se një biznes do të ketë mundësi për 50$ buxhet reklamimi në Facebook.

Kjo nuk tingëllon shumë por mjafton me pak të arrihet shumë në kuadër të rrjetit social Facebook. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>