Analiza

Facebook marrëveshje me Avanti për përhapjen falas të internetit në Afrikë

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Facebook marrëveshje me  Avanti për përhapjen falas të internetit në Afrikë

Mark_ZuckerbRrjeti social Facebook do të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë Avanti, e cila do të bashkëpunojë për përhapjen e internetit në zonat më të thella dhe më të varfra të kontinentit Afrikan.

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social vendos të zgjerojë përdorimin e internetit në vendet në zhvillim. Kujtojmë këtu projektin Internet.org, një iniciativë e ndërmarrë nga Facebook për t’u ofruar qasje në internet dy të tretës së botës që nuk janë akoma të lidhur. Përveç Facebook-ut, në këtë projekt bëjnë pjesë edhe Ericsson, MediaTek, Nokia, Opera, Qualcomm dhe Samsung.

Partneriteti i gjigantit social me kompaninë Avanti do ta çojë edhe më tej këtë iniciativë për të ofruar internet falas në vendet në zhvillim. Avanti është një operator satelitor, dhe ka në pronësi pajisjet që do të përdoren për të përhapur internetin në Afrikë. Kompania zotëron aktualisht dy satelitë, por ka në plan që të krijojë edhe dy të tjera në tre vitet e ardhshme.

Sinjalet e internetit do të përhapen nëpërmjet satelitëve të kompanisë Avanti. Kompania shpreson që nëpërmjet iniciativës Internet.org të përhapë qasjen në internet të kombeve në zhvillim dhe të ndihmojë në rritjen e produktivitetit me 25%. (PCWorld Albanain)

 

Lajmet e fundit>