Lajmet

Facebook masa të ashpra kundër përmbajtjeve pornografike në rrjetin social

Apr 5 2017
0 Shpërndarje
Facebook do të fokusohet kryesisht në përmbajtje të publikuara në internet pa dijeninë e personave të përfshirë në të. Facebook masa të ashpra kundër përmbajtjeve pornografike në rrjetin social Photo Source: Reuters

Rrjeti social Facebook do të implementojë mjete të reja në platformë përmes të cilave përdoruesit do e kenë më të lehtë për raportojnë përmbajtje pornografike dhe automatikisht të parandalojë shpërndarjen e përmbajtjeve pasi të jenë bllokuar.

Facebook do të fokusohet kryesisht në përmbajtje të publikuara në internet pa dijeninë e personave të përfshirë në të. Ky fenomen njihet si “revenge porn” ku më së shumti preken femrat të cilat bien pre e ish partnerëve të tyre.

Pikërisht për këtë është gjobitur disa Facebook në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë duke filluar nga dita e Mërkure, përdoruesit e rrjetit më të madh social në botë do të kenë në dispozicion një opsion të ri raportimi të përmbajtjeve të tilla.

Kompania gjithashtu njoftoi se do të implementojë një sistem të automatizuar i cili bllokon rishpërndarjen e tyre.

Facebook dha se do të shkojë me tutje duke bllokuar edhe llogaritë e atyre që përpiqen ti shpërndajnë. Një ekip i përbërë nga “njerëz” do të rishikojë raportimet e mbërritura. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>